13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kryetari i Malishevës: Nga 39 të prekur me COVID-19, dy janë shëruar (VIDEO)

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë të ditur se nga 39 raste sa kanë qenë të infektuara me pandeminë COVID-19, dy nga to janë shëruar.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se gjatë këtyre dy ditëve të fundit ka vërejtur një lëvizje më të madhe të qytetarëve, me ç’rast ka shfrytëzuar rastin që t’u kërkojë atyre që t’i kufizojnë lëvizjet.

“Tash dy ditët e fundit jemi më të qetë për shkak se të gjitha testimet kanë rezultuar negativ. Megjithatë po përpiqemi t’i përfillim të gjitha rekomandimet e organeve kompetente”.

“Kanë qenë 39 raste me koronavirus – tani për tani janë 37 pasi që dy prej tyre janë të shëruar. Kemi një besim se do të shërohen edhe të tjerët sa më shpejt”.

“Komunikimin me personat e infektuar dhe familjarët e tyre e kemi të vazhdueshëm. Ata i kemi vizituar dhe iu kemi ofruar ndihma, por fatmirësisht ata qëndrojnë mirë financiarisht”.

“Ju them publikisht të gjithë mërgimtarëve që mos të ndjehen keq sepse kjo ka ndodhur në të gjithë botën. Nuk është i lehtë zbulimi i personave të prekur; megjithatë në një masë kemi arritur t’i lokalizojmë gjashtë fshatra që janë të paprekura”.

“Bëj apel që t’i respektojmë rekomandimet e organeve kompetente – Të rrimë më larg dhe të duhemi më shumë”.

“Malisheva si komunë e varfër do t’i ketë pasojat pastaj sepse ato biznese të vogla e kanë ndalur punën. Do të kenë pasojë të mos-furnizimit dhe kjo do ta dëmtojë Malishevën. Dy ditëve të fundit po e shoh një lëvizje më të madhe dhe i lus qytetarët që ta kufizojnë këtë lëvizje dhe të jenë të kujdesshëm”.

Begaj ka bërë të ditur se komuna e Malishevës ka pranuar mjaftueshëm donacione dhe se të gjitha familjet që janë në nevojë do të furnizohen.

Më Shumë

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Lajmet e Fundit