15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Kryetari i Malishevës shtroi iftar për familje të dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbrëmë ka shtuar iftarin tradicional, për familje të dëshmorëve të kombit.

Iftari për familje të dëshmorëve, është tradicional në Komunën e Malishevës, ku kryetari i Komunës, çdo muaj të shenjtë të Ramazanit, organizon iftar.

I pari i Malishevës Ragip Begaj tha se “këtë iftar e kanë organizuar në natën e madhe të Kadrit, me qëllim që të bëhet edhe një lutje për dëshmorët dhe që kjo lutje të shkoj në vendin e duhur”.

“Kjo tokë është ujitur me gjakun e dëshmorëve, që ne të gjallët të mund të jetojmë të lirë. Pa gjakun e tyre, as këto organizime, as ky iftar nuk do të mund të mbahej”, tha Begaj.

Ndërsa një fjalim rasti, e ka mbajtur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili përveç fjalëve më të mira për dëshmorët e kombit, familjet e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në lirin e vendit, e dënoi edhe aktin e fundit terrorist në Stamboll.

“Terrorizmi nuk lidhet me as me fe, e as nuk mund të arsyetohet aktet e tilla. Terrorizmi nuk është as i bardh, e as i zi, por është terrorizëm. Të vrasësh të pafajshëm, është e patolerueshme, prandaj ne i dënojmë fuqishëm këto akte”, tha mulla Kryeziu.

Më pas, përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Malishevë dhe hoxhallarët, kanë kënduar pjesë nga Kurani. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë në familje, dyshohet se dëboi bashkëshorten dhe tre fëmijët nga shtëpia

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre. Sipas policisë, rasti ka...

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Lajmet e Fundit