13 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kryetari i Rahovecit: Gjendja ka filluar të stabilizohet

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se gjendja ka filluar të stabilizohet pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot.

“Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme”, ka shkruar Latifi në profilin e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot, gjendja ka filluar të stabilizohet!

Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në Rahovec, Brestoc, Fortesë, Pataqan të Poshtëm e Sopniq, ku gjendja ishte më e rëndë.

Problemet më të mëdha janë hasur në qytet dhe në vendbanimet e sipërthëna, ku është dashur edhe angazhimi i “Eko Regjionit”, “KRU Gjakovës”, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, kompanitë vullnetare si dhe qytetarë vullnetar, të cilëve ju jemi shumë mirënjohës!

Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve, konkretisht drejtoritë e Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Emergjencave dhe Urbanizmit.

Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme.

Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm të kryejmë gjithë atë që mundemi, në mënyrë që ta kapërcejmë bashkërisht sa më lehtë gjendjen.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Lajmet e Fundit