9.4 C
Prizren
E premte, 16 Prill, 2021

Kryetari i Rahovecit: Të shtohen inspektimet, jo masat antiCOVID

Edhe Komuna e Rahovecit e ka kundërshtuar propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbyllje totale prej 12 ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë se në takimin e sotëm virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar që të ketë respektim më rigoroz të masave që janë tani në fuqi, por jo të ketë masa shtesë.

Gjatë këtij takimi, Latifi thotë se i ka paraqitur ministrit Vitia disa shqetësime dhe probleme me të cilat përballet komuna që ai udhëheq.

“Paraqita shqetësimin për mungesa të dukshme të furnizimit me barna esenciale dhe materialeve të tjera anti COVID; Ardhjen sa më shpejtë në QKMF të vaksinave anti COVID, aq sa na takon, edhe në furnizime të tjera, sepse ne jemi gati të fillojmë me vaksinim”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Sipas tij, mbyllja totale do të sillet pasoja në ekonomi, si te: bizneset, prodhuesit, përpunuesit, fermerët, bujqit, transporti publik, si dhe vështirësi serioze edhe në jetën shoqërore.

Latifi thotë se nëse shtohen masat kufizuese, mund të pësojë humbje plani i investimeve komunale publike.

“Më mirë të shtohen aktivitetet inspektuese, bile, të rritet numri i inspektorëve në nivel lokal dhe qendror, të rriten aktivitetet e policisë e të rritet përkrahja për ta, në mënyrë që të kemi zbatim rigoroz të masave që janë në fuqi”, ka propozuar ai.

Si përfundim, në frymën e mbrojtjes së shëndetit publik, Latifi ka thënë se janë për zbatim më konsekuent të masave që janë në fuqi e të kenë kujdes në aplikimin e masave shtesë.

Më Shumë

Shtatë legjendat e muzikës që vdiqën në moshën 27 vjeçare

Ikona të shumta të industrisë së muzikës pësuan vdekje në moshë të re. Por, shumë nga ta rastisën që nga jeta të ndahen pikërisht...

Përfundon gjykimi në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Ka përfunduar gjykimi ndaj Arbisjon Kotorrit dhe Besim Gashit, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Në seancën e mbajtur të enjten,...

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Janë shpallur të pafajshëm Arbisjon Kotorri dhe Besim Gashi, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të...

Moti gjatë ditëve të ardhshme, nga kjo ditë kthehet i ftohti

Java fillon me mot të ngrohtë. Nga e marta pritet përkeqësim i motit me rënie të temperaturave dhe me të reshura shiu. Reshje bore...

Pritja e lirisë, në lirinë e ardhur

Rreth romanit “Prishtina”, të shkrimtarit Mehmet Kraja Ballsor Hoxha Pritja, si zbulim i shoqërisë kosovare, është bosht i romanit “Prishtina” të Mehmet Krajës, edhe atëherë kur...

Bideni anulon fondet për murin SHBA-Meksikë

Presidenti Joe Biden anuloi fondet për ndërtimin e murit në kufirin midis SHBA-së dhe Meksikës, në buxhetin e zhvilluar për vitin 2022, përfshirë ato të...

Ministri Hajrulla Çeku nderon figurën e Shaqir Hotit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij, Liburn Jupollim, kanë bërë homazhe para Teatrit Kombëtar për të nderuar figurën e...

Lëshimi i objektit pas skadimit të kontratës, Haskuka: Problem kemi vetëm me partitë opozitare

"VV veç e ka lëshuar objektin dhe po zhvendoset. Problemin e kemi vetëm me partitë opozitare në Prizren". Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka,...

Prizren, kafiteritë e mbyllura, turistët vërshojnë sheshin (VIDEO)

Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën. Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me...

Vdes një 48 vjeçar nga koronavirusi në Rahovec

Një 48-vjeçar nga Rahoveci ka vdekur nga koronavirusi ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Sipas këtij njoftimi brenda 24-orëve në...

Luka Modric ka rinovuar kontratën?

Real Madrid dhe Luka Modric do të vazhdojnë rrugën së bashku për të paktën edhe një sezon më shumë. Të dy palët kanë rënë dakord...

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, brenda një dite gjobiten 775 qytetarë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë COVID-19. Kështu bëhet e ditur...

Policia për 24 orë gjobiti 844 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Qytetarët në vazhdimësi janë duke u gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e...

I mituri nga Prizreni therret me thikë nga një moshatar, përfundon në spital

Një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër në Prizren, ka bërë të ditur policia. Policia e Kosovës në raportin 24...

Vidhet kutia me paratë për bamirësi në Prizren

Në rrugën “Isuf Gërvalla” në Prizren dje është arrestuar një person i dyshuar për “Vjedhje të rëndë”. I arrestuari dyshohet se ka vjedhur një kuti...

14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67,...

Lajmet e Fundit