23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Fatmir Limaj në Malishevë: Demokracia në rrezik, Kosova po qeveriset nga partia shtet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova është futur në një rrugë më shumë të panjohura.

Ai ka thënë se sot Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet.

“Shpejt do ta shihni, është si shkumë sapuni. Do ta shihni këtë kohë se sa shpejt kjo që sot është modë do t’i irritoj njerëzit. Sot, Kosova është duke u qeverisur nga partia shtet. Asnjëherë vendi nuk është drejtuar nga një parti e vetme. Tendencat për të kapur gjithçka, shpejt do të tregoj rreziqet ku do të jetë demokracia kosovare. Shenjat janë dhënë në këto dy tri ditët e fundit”, ka thënë ai.

May be an image of one or more people and indoor

Kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë që vendi të qeveriset nga parti e vetme.

“Asnjëherë nuk ka ndodhë që partia në pushtet të ndryshoj ligjin zgjedhor krye në vete. Ligj zgjedhor ndryshohet me konsensus dhe me kryesimin e opozitës, sepse kjo nuk është çështje numri e votash. Njerëzit autoritar punën e parë që e bëjnë janë ndërhyrja të ligji zgjedhor për t’ia përshtatur vetes rregullat e lojës dhe kjo ka ndodhur në sistemet ku ka mendësi autokrate”, ka thënë ndër të tjera Limaj në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës në Malishevë.

May be an image of 1 person

I pari i Nismës ka thënë se, Kosova ka nevojë për këtë frymë politike me adresë racionale e më përmbajtje të jetë e bashkuar në betejat që na vijnë, duke shtuar se nuk duhet ndikuar nga disponimet momentale.

Lideri i Nismës është shprehur i sigurt se nga ky kuvend do të dal ekipa fituese e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

“Ky kuvend mbahet në një moment të veçantë për vendin dhe partinë. Jemi të vetëdijshëm për angazhimin që duhet ta kemi dhe që duhet dalë nga ky kuvend. Shpreh nderimin tim për gjithë ata burra e gra të cilët në mes dy kuvendeve kanë ndërruar jetë. Organeve që dalin nga ky Kuvend iu dëshiroj shumë suksese dhe ne duhet ta ndërtojmë ekipin fitues të zgjedhjeve lokale. Unë ju ftoj që së bashku të vazhdojmë angazhimet e përbashkëta për t’i kaluar me sukses sfidat e radhës”, ka shtuar Limaj.

Pas fjalës së Limajt, Kuvendi ka vazhduar me punimet me zgjedhjen e strukturave të reja ku janë zgjedhur organet e reja të degës./Gazeta Sinjali/

May be an image of one or more people

Më Shumë

Edhe Peja do të ankohet ndaj vendimeve të FBK-së

Klubi i basketbollit Peja nuk është i kënaqur me vendimet që i mori sot Federata e Basketbollit të Kosovës. Verdhezinjtë e fituan me rezultat zyrtar...

Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes. Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm...

Aksident me fatalitet në Malishevë: Vdes një person pasi u godit nga vetura

Një aksident ka ndodhur në fshatin Balincë të Malishevës nga ku ka mbetur i vdekur një person. Vetura ka shkelur këmbësorin pak pasi ky i...

Hamilton nuk njeh rivalë, triumfon edhe në Spanjë

Lewis Hamilton nuk njeh rivalë edhe për këtë sezon. Piloti britanik triumfon edhe në garën e Montmelos të Barcelonës, e treta sezonale për të,...

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë. Pikërisht pas mbylljes së...

PDK në Prizren akuzon Haskukën se ka kthyer dy zëvendësdrejtorë të shkollave

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë të shkollës fillore “Lekë Dukagjini”...

Kërkoi vaksinim të detyrueshëm, kryetari i bashkisë në Poloni kërcënohet me vdekje

Pas vendimit të selisë qendrore të Walbrzych, një qytet i vogël në Poloninë jugperëndimore, për të bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, kryetari i...

792 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Sot është ditëlindja e Nexhmije Pagarushës

Para 88 vjetësh u lind Nexhmije Pagarusha, e njohur si ikona e muzikës shqiptare. Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që...

Reagon KB Peja: Dardan Berisha lojtari më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave

KB Ponte Prizreni dhe KB Peja kanë luajtur vetëm pjesën e parë të serisë së 5-të gjysmëfinale në kuadër të ‘Play-offit’. Kjo ndeshje u ndërpre...

Rama e quan të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, thotë se pa Francën e Gjermaninë nuk sheh zgjidhje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të tejzgjatur dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar se pa përfshirjen e përditshme të Gjermanisë dhe Francës...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Ambasadori italian: Evropa është fati i Kosovës

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando sot në Ditën e Evropës ka thënë se Evropa është edhe fati i Kosovës. Orlando ka shkruar në...

Ylli për të shkruar historinë, Peja për ta ngushtuar epërsinë, takohen sot në përballjen e tretë të finales

Sot do të zhvillohet përballja e tretë e finaleve të “Play-offit” në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, raporton...

Albin Kurti kritikohet pasi e refuzoi takimin me Vuçiqin

Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrje në takimin në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e sheh si vendim...

Bletarët që e rrezikojnë jetën për një ndër mjaltat më të pastra në botë

Bletarët në pjesën perëndimore të Gjeorgjisë rrezikojnë shumë për ta kryer punën e tyre të përditshme. Ata ngjiten në shkëmbinj dhe drunj të lartë...

Lajmet e Fundit