8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kryetari i ri i PDK-së në Prizren, zgjedhet me 13 prill 

Kryetari i komisionit zgjedhor në degën e PDK-së në Prizren, Samir Hoxha ka mbajtur një konferencë për medie, lidhur me zhvillimet e procesit zgjedhor në degën e PDK-së në Prizren.

Me ketë rast, kryetari i komisionit Samir Hoxha në emër të komisionit lokal Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren tha se: shpreh falenderim, konsideratë dhe vlerësim maksimal për të gjithë aktivistët, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së në degën e Prizrenit, për kulturën e lartë politike, përkushtimin, devotshmërinë si dhe angazhimin, të cilin e kanë treguar që nga fillimi i këtij procesi zgjedhor brenda-partiak e deri më sot.

Me një angazhim, seriozitet dhe përkushtim maksimal, Komisioni Lokal i Degës së PDK-së në Prizren, duke respektuar në plotni statutin, rregulloret si dhe udhëzuesin për organizimin e zgjedhjeve, ka organizuar dhe ka mbajtur 47 Kuvende zgjedhore në të gjitha nëndegët e PDK-së në Komunën e Prizrenit. Procesi zgjedhor në Degën e PDK-së në Prizren, është shquar për unitet politik dhe thellimin e demokracisë politike brenda-partiake, tha kryetari i komisionit zgjedhor Samir Hoxha.

Më tutje Hoxha tha se gjatë kësaj periudhe në të cilën janë mbajtur zgjedhjet nëpër nëndegët e PDK-së, procesit zgjedhor i janë nënshtruar gjithsej 8.542 anëtarë dhe aktivistë të PDK-së në degën e Prizrenit.

Në të gjitha nëndegët të cilat janë mbajtur zgjedhjet, kemi prurje të reja si dhe forcim të kuadrove në të gjitha nivelet organizative. Ky proces zgjedhor ka dëshmuar edhe njëherë përkushtimin e anëtarësisë për kauzën e “Dekadës së Re’’ dhe vizionin politik të kryetarit të PDK-së z. Kadri Veselit.

“Me këto zgjedhje, është forcuar kursi reformator në PDK, dhe me strukturat e reja do të jemi të përgatitur për t’a rikthyer qeverisjen lokale, e cila fatkeqësisht po drejtohet nga anarkistë e matrapazë politik, të cilët çdo ditë e më shumë po mbysin shpresat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit” tha Hoxha.

“Ky proces zgjedhor ka ridëshmuar se vetëm nën qeverisjen e PDK-së, Prizreni do të ketë zhvillim, integrim e besim në institucione, investime në dobitë e interesave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit. PDK-ja, si forca vendimtare politike e Kosovës në 20 vitet e fundit, edhe në këto zgjedhje brenda partiake, ka dëshmuar kulturë politike, demokraci të brendshme dhe natyrisht vlera shtet-ndërtuese, të cilat i kemi ngritur me shumë mund e sacrifice, gjatë dy dekadave që lamë pas” shtoi Hoxha.

Në fund, Hoxha tha se “në zbatim të plotë të rregullores për organizimin e zgjedhjeve në PDK, Komisioni Lokal Zgjedhor i Degës së PDK-së në Prizren, ka vendosr që Konventa zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Prizrenit, të mbahet me 13 prill 2019, andaj në cilësinë e kryetarit të Komisionit, shpall të hapur mundësinë që kandidatët pretendent për drejtimin e degës së Prizrenit t’i paraqesin kandidaturat e tyre pranë Komisionit Lokal Zgjedhor”./PrizrenPress.com/

.

Më Shumë

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit