Kryetari i Suharekës inspekton QMF, merr masa ndaj infermieres që nuk ishte në detyrë

Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Bukosh e ka vizituar mbrëmë kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai thotë se aty pak para mesnatës vërtetova se mungon një infermiere pa asnjë arsyetim, ndërkohë që dy të tjerë ishin në vendin e punës.

“Natyrisht ne do të marrim masa sipas dispozitave ligjore, dhe udhëzimeve në fuqi”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Sipas tij, nuk do të këtë asnjë kompromis ndaj atyre që nuk e respektojnë orarin e punës dhe nuk u shërbejnë qytetarëve./Indeksonline/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit