Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit pret në takim përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra ka mbajtur takim me Kryetarin e Degës Regjionale të Prizrenit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Hajrip Krasniqi, dhe avokatët Visar Ostrozubi dhe Fitim Shporta.
Fillimisht kryetari i Degës Regjionale, Krasniqi uroj kryetaren Shpresa Emra për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e një bashkëpunim të mirëfilltë me Gjykatën Themelore në Prizren, në kuadër të autorizimeve ligjore.
Në këtë takim të I-rë në mes të OAK-së në Prizren dhe kryetares Emra, u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, me theks të veçantë u diskutua lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve për të shtuar ngritjen e efikasitetit të punës së gjykatës.
Kryetarja Shpresa Emra foli për rëndësinë e profesionalizmit nga ana e avokatëve dhe të gjyqtarëve, duke theksuar se profesionalizmi, integriteti, rritja e përfomancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet me të vetmin qëllim, arritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, dhe llogaridhënës.
Në fund të takimit, kryetarja e Gjykatës premtoi se në të ardhmen do të organizojnë edhe takime tjera për të diskutuar problemet dhe për të gjetur zgjidhjet e duhura, në mes të Gjykatës Themelore dhe Odës së Avokatëve.
Kryetarja e porsazgjedhur e Gjykatës Themelore në Prizren, në vazhdimësi është duke zhvilluar takime me institucionet me të cilat Gjykata Themelore në Prizren ka bashkëpunim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Lajmet e Fundit