14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kryeziu merr mbështetje nga të rinjtë e LDK-së në Prizren

EqremKryeziu-ldkKryetari i Degës së LDK-së në Prizren,Eqrem Kryeziu, ka marrë mbështetjen e parë nga të rinjtë e FR të LDK-së.

Kryetari i FR të LDK-së, Enver Sopaj tha se Forumi Rinor i këtij subjekti politik unanimisht është shprehur që fuqishëm të mbështet kryetari i Degës në Prizren, Eqrem Kryeziun dhe lideri Isa Mustafa.

“Kryesia e Degës së FR të LDK-së në Prizren, e mbështetet fuqishëm kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafa dhe kryetarin e Degës Eqrem Kryeziu. Njëkohësisht kërkon që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, të vazhdojë punën në forcimin dhe funksionalizimin e mëtejmë të LDK-së, duke pasur parasysh edhe Degën e LDK-së në Prizren”.

LDK-ja në Prizren, pas humbjes së zgjedhjeve është përçarë dhe bërë ‘pikë e pestë”. Një pjesë e anëtarëve të këtij subjekti politik akuzojnë kryetarin e Degës Eqrem Kryeziun për humbjen e tri palë zgjedhjeve në këtë qytet. Ata nëpërmjet një peticioni kanë kërkuar shkarkimin nga posti të Kryeziut.

Ndërkaq, të rinjtë e LDK-së nuk pajtohen me konstatimin se Kryeziu është shkaktari i humbjeve të zgjedhjeve në Prizren.

“Konkluzion unanim i anëtarëve të Kryesisë së FR te LDK-së, ishte që gara zgjedhore në Prizren në mes të LDK-së në njërën anë dhe të mbi 9 subjekteve tjera politike, të cilat ishin në koalicion parazgjedhor me PDK-në në anën tjetër, ishte shumë e pabarabartë”, tha Sopaj.

Sipas tij, kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja,dr. Eqrem Kryeziu ka marrë mbi tre mijë vota më shumë se partia.”Kjo tregon se gara ishte tepër e pabarabartë”./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit