2.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

AAK në Rahovec, demanton Vehapin

AAK-logoAleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Rahovec ka reaguar rreth deklaratave që ka bërë kryetari i Komunes, Idriz Vehapi në emisionin e mëngjesit në RTK.

“Një paraqitje e zakonshme e kryetarit Vehapi në RTK, në emisionin e mëngjesit të datës 28 janar 2014, dëshmon për krizën morale dhe krizën e ideve që ky kryetar dhe përbërja e tij qeverisëse kanë”

“Ia përkujtojmë Vehapi se Komuna e Rahovecit ka obligime kontraktuale, që do të përmbushen reciprokisht nga punëdhënësi dhe punëmarrësi. Mos përmbushja e kontratave me operatorët është shkelje e rëndë ligjore dhe dëmton interesat e qytetarëve”.

“Kontratat me operatorët ekonomikë kanë kohën e tyre të përmbushjes së kontratave dhe planin dinamik të aktiviteteve, ashtu sikurse autoriteti kontraktues-komuna, ka për obligim që të jetë në funksion të ekzekutimit të pagesave të operatorëve për punët që kryhen”.

“Akuza se janë bërë punësime gjatë fushatës, nuk qëndron dhe është alibi për fillimin e spastrimeve eventuale në administratën komunale”.

“Punësimet ishin në pajtim me kriteret dhe ligjin, nëpërmjet konkurseve të rregullta, si dhe në përputhje me nevojat e administratës për staf. Ka pasur edhe të punësuar të përkohshëm, ashtu siç e lejon edhe ligji për të plotësuar nevojat e komunës për shërbime të veçanta”.

“Zoti Vehapi besoj se e ka të qartë se ka ikur koha e presioneve dhe shantazheve ndaj shërbyesve civil dhe është koha e fundit për të filluar me punët e shumta që e presin. Mos harroni se premtimet që ju keni dhënë militantëve tuaj për punësim nuk mund të përmbushen duke larguar të punësuarit e rregullt”.

“Do të futesh në konflikt me ligjin dhe me reagime të fuqishme të opinionit publik. Prandaj, për këtë nuk do të duhej t’iu shkonte as mendja”.
Fillimi është jo premtues dhe dëshmon se do të ketë vonesa në adresimin e shumë temave.

“Vehapi nuk iu beson kush më deklaratave tuaja që kanë për qëllim ta tërheqin vëmendjen e opinionit dhe t’i largojnë qytetarët nga temat konkrete, kërkesat dhe nevojat e tyre të përditshme”.

“Qytetarët tanë dhe opinioni e di mirë se si PDK-LDK në përbërjen e kaluar të Kuvendit nuk e kanë miratuar buxhetin për këtë vit, duke bërë që të humbin 640 mijë euro. Tani po e shihni se çka do të thotë të humbasësh pa kurrfarë arsye dhe argumenti 640 mijë euro komunës tonë, që ka nevojë të ketë një mbështetje shtesë financiare nga Qeveria. Tani e tutje përballuni me këtë humbje të madhe që ju e keni miratuar vetëdijshëm”.

“Dihet botërisht se kryetari juaj Thaçi dhe ju keni premtuar mbi 60 milionë euro investime në këtë komunë, që i bie 15 milion për vitin 2014. Ju bëj thirrje që të mos merreni me të tjerat, por merruni me materializimin e këtij premtimi, që është edhe zotim publik. Mbajtja e këtij premtimi do të thotë shumë për qytetarët e komunës tonë”.

“Qytetari ynë ka nevojë për punë dhe për ndryshime të vazhdueshme, për të cilat keni folur e keni premtuar shumë dhe jo për huti e mjegull”
“Shikoi pak ligjet Vehapi dhe merru me punët që ju takojnë si kryetar. Askush nuk ju ka faj për sfidat dhe vështirësitë që ju presin. Jepu zgjidhje problemeve dhe mos u merr me gjëra të kota. Qytetari do zgjidhje të problemeve dhe jo arsyetime”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Rahovec/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Anëtarja e trupit gjykues jashtë vendit, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për garat automobilistike ku mbetën të vdekur tre persona

Në mungesë të anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Raima Elezi, është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku...

“Kabllot elektrike mbi kulmin e shtëpisë”, zëdhënësi i KEDS u përgjigjet qytetarëve të Prizrenit

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi në një lidhje direkte  në Kanal 10, ka folur lidhur me disa ankesa të qytetarëve të Prizrenit për një...

Lajmet e Fundit