Kryeziu për planin franko-gjerman: Marrëveshja është negociuar e finalizuar

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka thënë se retorika populiste nuk mund të ketë ndikim te plani franko-gjerman, pasi që ky proces ka ecur larg.

Kryeziu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka lënë të kuptohet se marrëveshja tani është negociuar e finalizuar.

“Përveç zhurmës e retorikës populliste, asnjëra nga palët, përfshirë Qeverinë në Kosovë dhe opozitën në Serbi, nuk besoj se mund të kenë ndonjë ndikim në këtë plan. Kjo sepse procesi ka marrë një dinamikë tjetër dhe ka ecur aq larg sa që marrëveshja tani siç po duket është negociuar e finalizuar, e të dy qeveritë po përballen me një momentum, Pranoje ose Refuzoje. Madje dhe refuzimi s’di a është më opsion?!” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Opozita në Kosovë është në kulmin e kritikës për dakordimin me perëndimorët, e akuzuar dhe e etiketuar, për dallimin nga opozita e zhurmshme e Serbisë. D.m.th partitë opozitare në Kosovë dhe Serbi kanë qëndrime drastikisht të kundërta nga qeveritë e tyre për planin amerikano-evropian!?

Përveç zhurmës e retorikës populliste, asnjëra nga palët, përfshirë Qeverinë në Kosovë dhe opozitën në Serbi, nuk besoj se mund të kenë ndonjë ndikim në këtë plan. Kjo sepse procesi ka marrë një dinamikë tjetër dhe ka ecur aq larg sa që marrëveshja tani siç po duket është negociuar e finalizuar, e të dy qeveritë po përballen me një momentum, Pranoje ose Refuzoje.

Madje dhe refuzimi s’di a është më opsion?!

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit