7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Kryeziu: Po mbahen zgjedhjet për ta mbajtur Isën në pushtet

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, mendon se zgjedhjet në këtë parti mbahen ekskluzivisht që ta mbajnë Isa Mustafën në pushtet.

Kryeziu në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se rikandidimi i Mustafës është fyerje për moralin e LDK-së. Kryeziu ka deklaruar se lëvizjet e vrullshme shoqërore kohët e fundit në vend janë mesazh i qartë se në Kosovë do të kërkohet përgjegjësi për tyxharë, gënjeshtarë dhe zhvatës.

“Në qoftë se Mustafa është trimëruar deri në atë masë sa të mburret me pjesëmarrjen e tij aktive në sistemin e terrorit shtetëror komunist ndaj shqiptarëve dhe se pikërisht për këto të bëma e do LDK-ja Isën, qoftë si kryetar Prishtine dhe qoftë lart e më lart o, njeri, atëherë radikalisht ndryshon puna. Pikërisht në gazetën tuaj i pata bërë përgjegjës të gjithë ata intelektualë të Prishtinës që në Kuvendin e kaluar Zgjedhor heshtën”, është shprehur Kryeziu.

Ai ka thënë se është i dëshpëruar që LDK-ja po degjenerohet, kjo parti që, sipas tij, do të duhej të ishte një prej dy poleve pjesëmarrëse në zhvillimin dinamik të Kosovës.

“Mostransparenca, klientelizmi, nepotizmi, gënjeshtra, shqisa e posesivitetit mbi res publica. Ja se ç’e zëvendëson sot moralin e LDK-së”, ka deklaruar Kryeziu.

Ai nuk ka dashur të komentojë për kandidatët e tjerë, por ka thënë se do të duhej një vullnet i mirë, madje si imperativ, për ta ndalur erozionin që e ka përfshirë LDK-në. Por, sipas tij, ky vullnet i mirë nuk shihet në horizont./Epoka e re/

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit