3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton coronavirusi.

Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.

Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhe tani arritja e kontingjenteve të dozave të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer, bëhet pothuajse çdo javë.

Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi ka nisur më 17 shkurt me 4.680 dozat e vaksinës së Pfizer/BioNtech, që i janë dhuruar nga Qeveria e Serbisë.

Ngjashëm edhe Mali i Zi ka nisur vaksinimin në muajin shkurt me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, që e ka përfituar si donacion nga Serbia. Ky shtet deri më tani ka marrë 7.000 doza të Sputnik V.

Politika ishte prioritet, jo vaksina

Por, çfarë ndikoi që Kosova të mbetet ende pa vaksinë?

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, thotë se Kosova stagnoi në marrjen e vaksinave edhe për shkak të ekonomisë së dobët si dhe për shkak të paaftësisë lobuese.

“Ne kemi rrëzuar qeverinë në mars të vitit të kaluar, duke krijuar një jostabilitet shumë të madh në shtetin tonë. Kjo është bërë në një kohë kur na është dashur t’i mbledhim të gjitha forcat, jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, sepse lobimi për vaksinë nuk është i varur nga një ministri, por është një bashkëpunim ndërministror. Është dashur të ketë lobim më të mirëfilltë me kompanitë private dhe me shtetet tjera, që nëse nuk arrijmë ta blejmë (vaksinën), ta marrim si donacion”, thotë Xhemajli.

Por, sipas saj, janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikuan në mosarritjen e vaksinës deri më tani në Kosovë.

“Na ka penalizuar në këtë situatë edhe fakti që nuk jemi anëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thotë Xhemajli.

Mungoi negocimi i duhur

Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e coronavirusit.

Por, ky nivel ekonomik që ka Kosova, për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nuk ishte problemi për të marrë vaksinën. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se derisa vendet e rajonit kanë arritur ta sigurojnë atë, dështimi i Kosovës është brenda.

“Mjetet kanë qenë të buxhetuar. Mendoj që është dashur të kemi një qasje tjetër negociuese, t’i shfrytëzojmë disa kontakte, rrjete të bashkëpunimit, në mënyrë që të kishim së paku dozat e para”, thotë Rukiqi, duke shtuar se çdo vonesë në fillimin e vaksinimit, do të shkaktojë dëme në rikuperimin e ekonomisë.

Sytë kah COVAX-i, nuk u zotuan mjetet

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha se shtetet që janë industrialisht të zhvilluara, kanë bërë zotimin e mjeteve në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinën, derisa këtë nuk e ka bërë Kosova, pasi që është mbështetur në programin e COVAX-it.

“Kosova ka para të ndara për blerje të vaksinave përmes mbështetjes së Bankës Botërore, që janë të dedikuara për blerjen e dozave shtesë, krahas asaj që vijnë nga COVAX-i”, tha Humolli.

Programi i OBSH-së, COVAX ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Për kryetarin e Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, paratë nuk kanë qenë problem, që Kosova ta marrë vaksinën, por sipas tij, për një gjë të tillë nuk është lobuar si duhet.

“Më shumë jemi marrë me politikë në këtë pandemi. Partitë politike nuk kanë pasur asnjë strategji se si të dalin nga kjo situatë. Në momentin kur e kanë parë që pandemia është, është dashur të targetohen prodhuesit eventualë të vaksinës sepse dihet se dikush do ta prodhojë dhe në këtë mënyrë politika ka dështuar”, tha Syla.

Muaji shkurt ishte thënë në vazhdimësi nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemja se do të jetë muaji kur vaksina do të arrijë në Kosovë, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Hoti, në një takim të mbajtur më 26 shkurt me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Zemaj, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se janë në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave.

Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.

Kosova pritet të marrë nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. /rel/Telegrafi/

Më Shumë

Ramazani 2021: Koha e agjërimit në gjithë botën – Sa orë do të agjërohet në Kosovë?

Këtë vit muaji i shenjtë i myslimanëve, Ramazani do të fillojë të martën, 13 prill.  Lindja e diellit deri në perëndimin e tij zgjat diku...

Ylli e fiton Ligën Unike

Skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka fituar turneun e Ligës Unike në basketboll, që të mërkurën përfundoi në Durrës. Në ndeshjen finale, të...

Renditja e UEFA-s, Bayerni vazhdon të jetë në vendin e parë

Të mërkurën në mbrëmje u përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve. PSG-Manchester City dhe Real Madrid-Chelsea, sfida të forta dhe tepër emocionuese. UEFA...

Në Suharekë nuk ndalen dasmat, policia ndalon tri ahengje

Më 11 prill 2021, policia në Suharekë ka bërë të ditur se ka marrë informacion se në tri raste kishte të organizuara ahengje familjare...

Chiellini: Nuk do të vishja asnjëherë një fanellë tjetër

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për mundësinë e largimit nga “Bianconerët”. Në një intervistë për “SkySport”, Chiellini ka folur për të ardhmen e...

Joshua dhe Fury pranojnë ofertë për meçin unifikues

Anthony Joshua dhe Tyson Fury kanë pranuar ofertën për luftën unifikuese të titujve të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Promotori Eddie...

Vjedhje me vlerë 8 mijë euro në një shtëpi në Prizren

Një person ka njoftuar Policina e Kosovës se gjatë mbrëmjes personat të panjohur janë futur në shtëpinë e tij, duke i shkaktuar dëm në...

Gjendet një mjet i dyshuar në Karapotok të Prizrenit

Një person në Karapotok të Prizrenit ka hasur në një mjet të dyshuar të premtën. Ai ka raportuar rastin, ndërsa mjeti është shpërthyer nga njësiti...

Haskuka i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të Prizrenit

Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, është shprehur i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të kësaj komune, në...

Ngrihet aktakuzë ndaj drejtoreshës së Arsimit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës së Arsimit në këtë komunë, Xhemile Thaçi-Vezgishi, për mosdeklarim të pasurisë. Siç thuhet në njoftim për media,...

Ky pritet të jetë orari i funksionimit të gastronomisë pas 18 prillit

Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit. Të paktën ky ishte premtimi sipas Odës së Hotelerisë së Kosovës i ministrit të...

Liga Unike: Rahoveci mposht Goga Basketin, rrëmben vendin e tretë

Nga ora 16:00 është zhvilluar ndeshja basketbollistike në kuadër të Ligës Unike në mes të Rahovecit dhe Goga Basketit. Ekipi nga Rahoveci arriti të fitojë...

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për vjedhje në një shtëpi në Suharekë

Janë shpallur të pafajshëm Arbisjon Kotorri dhe Besim Gashi, të akuzuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhje”. Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur të...

Haskuka: Nëse kompania i ka falsifikuar dokumentet, duhet të japë përgjegjësi ligjore

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar pas pohimeve nga rrjeti i OJQ-ve Avonet se komuna e Prizrenit i ka dhënë tender një kompanie...

Sot mot me shi dhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mbi vendin tonë parashihet të ketë reshje shiu ndërsa në viset malore kushte për reshje bore. Temperaturat minimale...

12 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Lajmet e Fundit