26.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Kuçi: Drafti për Gjykatën Speciale s’garanton barazi

Kuci-hajredin5-30Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka treguar para komisionit për legjislacion lidhur me “Gjykatën speciale, procesine përgatitjes së legjislacionit dhe kushtetutshmërisë së saj”.

Ai tha se supozohet se selia e Gjykatës Speciale të jetë në Holandë por se ende nuk kanë marrëveshje me këtë shtet. Kurse, dhomat e veçanta të Gjykatës, sipas tij do të insistojnë të mbesin në Kosovë.

Komisioni kërkoi që ministri të jap detaje sa i përket një dokumenti konfidencial që kanë marr, kurse ministri tha se ky është dokument i Komisionit Evropian dhe jo i tyre.

Ai para anëtarëve të komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, tha se do të kërkojnë që të ketë barazi për të gjithë qytetarët në këtë proces, pasi që drafti i tanishëm nuk garanton këtë barazi.

Kuçi ka propozuar që të dërgohen amandamentet në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që kjo e fundit të jap pëlqimin sa i përket Gjykatës Speciale.

“Ne do të përpiqemi të ruhet imazhi i Kosovës dhe do të insistojmë që dhomat mos të jenë të ndara nga sistemi gjyqësor në Kosovë dhe jo jashtë vendit tonë”, ka thënë ai.

Kurse, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë marr asnjë hap për ta mbrojtur luftën e UÇK –së dhe themelimi i kësaj gjykate do të njollojë luftën e drejt të UÇK-së. Ajo tha se pse duhet themelohet një gjykatë e tillë kur kjo nuk ka ndodhur në asnjë nga vendet që janë ndarë nga ish-Jugosllavia.

Më Shumë

Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti...

Elmando Gjini huazohet te Vllaznia e Shkodrës

Ballkani ka zyrtarizuar sot huazimin e mesfushorit të ri Elmando Gjini te KF Vllaznia e Shkodrës. Sipas njoftimit të klubit nga Suhareka, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit