Egzodermusi

naser bresa

Semundje e rëndë shekullore
Kolerë, mortajë anatyrore
Bashkëjetesë jokohezive
Rezultante e shumë e anomalive

T’gjithë të padashurit me ia pasë zili
Nacertajna dhe llotosjania
“ngren dolli”

Kush janë këta qiraxhinj
Gjakun e kujt ?natyralizojnë
N’trup të kujt perfitojnë
N’moral t’kujt integrohen
Zemren e kujt ngërqojnë
Syrin e kujt xixëllosin
Ndjenjat e kujt lakuriqosin
Shpirtërat e kujt joshin
Dheun e kujt shterposin…

Shiu, breshër vendin dërmoi
Kërpudha të shumëta do të populojë
Gjithë masën do të sensibilizojë
Pleq e të rinj
Gra e femijë…

Turma njerzish si bagëti
Parajsën për me mbrri
Minchen-Osllo
Brinzdizi-Otave

Farë e” tepërt “ballkanike
Tokë “shterpënore” ilirike
T’shpinuan buzagaze
Nostalgjinë vajtuar…

Mjet udhëtimi s’diskutohet
Mënyrë udhëtimi sigurohet
Fletëudhetimi ne stampojmë
Për deviza “facën” ndërrojmë

Nga Kosova dhe Shqipëria
Mbi një milion u diasporuan
Si meritë e Travel Agency
Apo Travel Anija…

Sëmundje vjetër morbitëse
Braktisëse e tokës arbnore
Popullim shkembash e metrosh
Zigzageve perëndimore…

Kronikizimëm trashëgues
Dhimbsurisht egzodermues
Me përmasa depopulues

Po të rronin Vasoja dhe Andrea
Do të shpallnin të pavlerë

Msc.Naser M. Bresa

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Lajmet e Fundit