13.6 C
Prizren
E mërkurë, 12 Nëntor, 2025

Kujtim Gashi: MKRS do mbështesë financiarisht trajnerët që kanë realizuar suksese në garat ndërkombëtare

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandume bashkëpunimi me trajnerët sportiv, Driton Kuka, Shqipe Zogiani, Asdren Ahmeti dhe Burim Vraniqaj.

Trajneri Driton Kuka nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare në vlerën e mbi 15 mijë eurove. Me 3 mijë e 600 euro u mbështet trajnerja Shqipe Zogiani, me trajnerin Burim Vraniqaj u nënshkrua memorandumi për përkrahje financiare në vlerën e mbi 2 mijë eurove, ndërsa trajneri Asdren Ahmeti nënshkroi memorandumin për përkrahje financiare në vlerën e 1 mijë e 800 euro.

Ministri Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje financiare për trajnerët e sportit, po realizohen politikat programore të Ministrisë për sportin.

“Sot nënshkruam memorandume me katër trajnerë sportiv. Ne si ministri e vlerësojmë punën e secilit prej trajnerëve në fushën e vet sepse secili ka dhënë kontribut të veçantë për sportin dhe sportistët tanë e po ashtu edhe për vendin duke realizuar suksese në sport edhe në gara ndërkombëtare”, u shpreh ministri Gashi.

Ndërkaq trajnerët, bashkëpunimin me MKRS-në për mbështetje financiare e vlerësuan si akt mjaft të rëndësishëm në motivimin dhe lehtësimin e punës së tyre dhe realizimin e objektivave të tyre për vitin 2018.

Më Shumë

Konflikti në Korishë nuk ka lidhje me zgjedhjet

Incidenti në Korishë mes dy vëzhguesve zgjedhorë  nuk ka lidhje me procesin zgjedhor. Sipas raportimeve nga terreni, konflikti ka qenë vetëm verbal dhe nuk ka...

Kendall Jenner shfaqet nudo nga pushimi i saj luksoz

Kendall Jenner e shënoi 30-vjetorin e saj me një festë të paharrueshme në një ishull privat, ku plazhet e bardha dhe ujërat e kaltër...

Lajmet e Fundit