11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Dorëhiqet kryeministri i Armenisë pas 11 ditë protestash

Televizioni shtetëror në Armeni ka raportuar se kryeministri Serzh Sargsyan ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Sargsyan vjen pas 11 ditë protestash kundër tij nga mbështetësit e opozitës, të cilët e akuzojnë atë për kapjen e pushtetit pasi u shërbeu maksimalisht 10 vjet si president.

“Lëvizja e rrugës është kundër mandatit tim, por e plotësoj kërkesën tuaj”, tha ai në një deklaratë.

Sargsyan u caktua kryeministër të martën e kaluar pasi më parë kishte qëndruar dy mandate në krye të vendit si president.

Njoftimi për largimin e tij nga posti erdhi pasi kreu i opozitës Nikol Pashinyan u lirua nga paraburgimi. Pashinyan ishte arrestuar të dielën e së bashku me të edhe dy politikanë të tjerë të opozitës dhe rreth 200 demonstrues.

Në deklaratën e tij, të botuar nga agjencia e lajmeve Armen Press, Sargsyan thotë se ai ishte “duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Armenisë … për herë të fundit si udhëheqës i vendit”.

Ai shton: “Nikol Pashinyan kishte të drejtë, unë kam gabuar, situata ka disa zgjidhje, por unë nuk do të ndërmarr asnjë prej tyre, pasi kjo kohë nuk është e imja. Po largohem nga zyra e kryetarit të vendit, kryeministrit”.

Më Shumë

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Osmani me Haxhi Avdylin në Has, marrin pjesë në festivalin tradicional “Hasi Jehon”

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në Gjonaj të Hasit, ku i është bashkuar festimeve në kuadër të festivalit tradicional “Hasi Jehon”. Përmes...

Lajmet e Fundit