13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Kujtim Gashi: Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, do të jetë madhështor

 

Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, është mbajtur takimi i Komisionit Qeveritar për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë po punohet jashtëzakonisht shumë në mënyrë që organizimi për shënimin të 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të jetë sa më madhështor dhe të shënohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme.

Pjesëmarrësit e këtij takimi, diskutuan gjatë rreth agjendës për ditën e 10 qershorit për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Në 31-vjetorin e rënies, kujtohet heroi Besim Ndrecaj

Besim Ndrecaj është dëshmor i kombit , i cili u vra më 3 maj të vitit 1995 nga forcat serbe në Suharekë. Ishte ai që...

Lajmet e Fundit