17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kundërshtari i Nexhat Çoçajt kryetar i Komisionit për Arsim në Prizren

nexhati cocaj arber rexhajTë martën kreu i “Vetëvendosjes” për Prizren Arbër Rexhaj u zgjodh kryetar i Komisionit për Arsim në këtë Komunë. Ai duhet të bashkëpunojë me Nexhat Çoçajn, drejtorin e Arsimit në këtë komunë, edhe pse në vitin 2012 dorëzoi kallëzim penal kundër tij. Ndaj Çoçajt është ngritur tash aktakuzë për keqpërdorim detyre.

Kjo pozitë bëri bashkë dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë në Prizren-Rexhajn e Vetëvendosjes dhe drejtorin Çoçaj të PDK-së.

Ata tash duhet të bashkëpunojnë për të mirën e arsimit prizrenas, edhe pse Rexhaj para dy vjetësh e gjysmë në emër të subjektit që drejton dorëzoi paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, për dyshimet e kryerjes së veprave penale të korrupsionit nga Çoçaj.

Ditë më parë kjo prokurori ngriti aktakuzë voluminoze ndaj drejtorit Çoçaj, pjesë e së cilës ishte edhe kallëzimi penal i asamblistit të Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj.

Madje, Rexhaj e Çoçaj pritet që të përballen në gjykatë për këtë akuzë, njëri në cilësinë e dëshmitarit e tjetri në cilësinë e të akuzuarit.

I pyetur nga KALLXO.com-i, Rexhaj tha se do të punojë në interes të qytetarëve dhe do të jetë gardian i mbrojtjes së të drejtave të arsimit në Prizren.

Rexhaj nuk garantoi se do të bashkëpunojë me Çoçajn.

“Nexhat Çoçaj, realisht duhet të japë dorëheqje dhe partia fituese në Prizren duhet të caktojë drejtor tjetër të arsimit, me të cilin do të bashkëpunojmë në të mirë të interesit dhe ngritjes së cilësisë së arsimit në Prizren”, tha Rexhaj.

Nëse nuk ndodh dorëheqja e Çoçajt, Rexhaj deklaroi se për shkak të interesit publik do të bashkëpunojë me institucionin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren.

“Nëse Çoçaj nuk do të jap dorëheqje, unë do të bashkëpunoj me institucionin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, e gjithë kjo për shkak të interesit të qytetarëve dhe vetë sistemit arsimor në Prizren. Qytetarët tani e tutje do të kenë një derë ku mund të trokasin për shqetësimet e tyre në arsim” tha Rexhaj.

KALLXO.com-i provoi të kontaktojë edhe drejtorin Çoçaj, mirëpo kontakti me të ishte i pamundur.

Mandati i Komisionit për Arsim në Komunën e Prizrenit në krye të cilit tani e tutje do të jetë Arbër Rexhaj i Vetëvendosjes është të këshillojë Drejtorinë e Arsimit, të hartojë rregulloret e Kuvendit Komunal, të përgatisë fushëveprimet e arsimit për t’ia dorëzuar Komunës për miratim.

Komisioni shqyrton edhe buxhetin për Drejtorinë e Arsimit, dëgjon apelet nga stafi kundër masave disiplinore dhe nga nxënësit në lidhje me kualitetin e mësimit dhe masat disiplinore, si dhe mbështet raportin shkollë-kulturë dhe shoqëri në mes të institucioneve arsimore- kulturore dhe nevojave arsimore të shoqërisë në të ardhmen./Kallxo.com/

Më Shumë

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit