Kur’an-i do të lexohet të dielën në Vatikan

Të dielën për herë të parë do të dëgjohen thënie nga Kur’an-i në Vatikan.

Kjo iniciativë vjen nga Papa Françesku më qëllim të promovimit të paqes në mes të Palestinës dhe Izraelit.

Përgjatë vizitës së tij në Izrael dhe Palestinë, Papa Françesku ka ftuar presidentët e këtyre dy vendeve t’i bashkohen për lutjet e mbrëmjes.

Zëdhënësi i presidentit izraelit Peres ka deklaruar që Papa Françeskut do t’i bashkëngjiten edhe liderë të religjioneve të tjera duke përfshirë hebrej, te krishtere dhe islamik.

Sipas zyrtareve, këto lutje te mbrëmjes do të jenë një “pauzë në politikë”, dhe nuk kanë ndonjë prapavijë politike përveç dëshirës për të sjellë paqe dhe respekt në marrëdhëniet izraelito-palestineze.

Vatikani do të transmetoj ketë ngjarje përmes ueb faqes zyrtare.

Ndër të tjera, Papa Françesku është takuar edhe me kryeministrin japonez, me ç’rast kanë diskutuar për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Azi.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit