19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kurti: Koalicionit LDK-AAK-Nisma i ka ikur treni

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se mosrehatia që e ka presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me ulësen e tij e ka një zgjedhje që janë zgjedhjet, pasi ai e ka një nostalgji për pozitën e kryeministrit.

Kurti tha se thyerja e madhe në mes tij dhe presidentit Hashim Thaçi ndodhi në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas Kurtit, ai kërkonte të shpallej gjendja e jashtëzakonshme në kohën kur ishin 19 të infektuar dhe asnjë i vdekur.

“Mua me thirri në telefon dhe kërkonte shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për të marrë kompetenca, pra qartazi nuk është rehat në karrigen e vet dhe pandeminë e pa si mundësi për ngritjen e tij, gjë që unë nuk e lejova”, tha ai.

Derisa ka përsëritur se marrëveshja Kosovë-Serbi për ndarjen e vendit tonë ekziston.

“Si kryeministër nuk ka pasur ofertë që të shkoj në ShBA për dialog me Serbinë por ofertën e kam pas që ta marrë një karrigen e të ulëm në tavolinën ku ishte marrëveshja”, tha ai.

Kurti duke u përgjigjur nëse vendimi i Kushtetueses i jep të drejt presidentit Hashim Thaçi, tha se nuk e imagjinon dotë se si mund të shkruhet një vendim i tillë pa qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

Kurti në T7, ka folur edhe për koalicionin LDK, AAK, Nisma, ku tha se është koalicion që i ka humbur zgjedhjet dhe ikur treni.

“Ky koalicion është një lloj kombinimi i fustrimit dhe dëshpërimit. Në zgjedhjet e kaluara është dashur t’i mundim një nga një, tash lirisht le të bëhen bashkë, edhe presidentin le ta marrin”, tha ai.

Më Shumë

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të...

‘Karabashi’ u shënua pa asnjë incident në Prizren

Shën Gjergji u shënua dje  me gëzim në qytetin e Prizrenit, njohur ndryshe si 'Karabashi'. Kjo festë tradicionale shënon përfundimin e dimrit dhe fillimin e...

Lajmet e Fundit