Kurti mbështet Haskukën: Pa balotazh do të fitojmë në Prizren

Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar qytetin e Prizrenit bashkë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar, Mytaher Haskukën.

Kurti ka deklaruar se do të punojnë për një të ardhme më të mirë për prizrenasit në ekonomi, vende të punës, drejtësi si dhe fusha të tjera.

“Synojmë të fitojmë në Prizren më 17 shtator pa balotazh në raundin e parë, që të mos kemi nevojë edhe për katër javë të tjera. Me qeverisjen qendrore në Prishtinë, me qeverisjen komunale në Prizren, me projektin e madh infrastrukturor që do të lidh Prizrenin me Tetovën, jemi të bindur se ditë, muaj dhe vite më të mira e presin Prizrenin”, ka thënë Kurti për TV Besa, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit