Shaqir Totaj i PDK-së tregon pse i hyri garës për kryetar të Prizrenit

 

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka folur për arsyet pse ka vendosur t’i hyjë garës për kryetar.

Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Totaj thotë se kësaj radhe ka besim se do të dalë fitues në garën për kryetar të Prizrenit, raporton Gazeta Express.

“E konsideroj vetën si fitues moral në zgjedhjet e kalume, prandaj edhe kësaj radhe, sidomos pas një periudhe 4 vjeqare kur kemi pasur një qeverisje që askush smund të mburrej. Kur e kam parë qytetin e Prizrenit të cilin e dua aqq shumë, në këto 4 vitet e fundit, ku pas premtimeve shumë të mëdha, jo që ka pas një përmirësim por një degradim të mëtutjeshëm”, tha Totaj.

Ai thotë se synimi i tyre është që Prizrenin ta kthejnë në atë nivel që i takon.

“Prandaj kam vendosur që me potencatiln tim dhe kredibilitetin tim t’i hi garës për të parin e Prizrenit, besoj që kësaj radhe do të ia dal. Prizrenin do ta kthejmë në atë nivel që i takon qytetit”.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit