7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Kurti merr pjesë në ceremoninë e hapjesë së Olimpiadës së matematikës që po mbahet në “Loyola-Gymnasium” në Prizren

Në “Loyola-Gymnasium” në Prizren është hapur sot Olimpiada e tretë e matematikës për klasat 7-9, ku po marrin pjesë nxënësit nga Kosova e Shqipëria, organizuar nga shoqatat e matematikës të dy vendeve.

Në ceremoninë e hapjes, në prani të nxënësve dhe të pranishmëve të shumtë, ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, drejtoresha e DKA-së në Prizren,  Luljeta Veselaj – Gutaj etj. Të pranishmit përmes internetit i ka përshëndetur drejtori ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymnasium, z. Elias Koller, ndërsa drejtori i “Loyola-Gymnasium” z. Enver Sulaj e ka mirëpritur në një takim rasti Kryeministrin e Kosovës, Kurti.

Olimpiada e tretë e matematikës Kosovë – Shqipëri sivjet mbahet për herë të dytë në Asociation “Loyola-Gymnasium”, e cila e mbështet me tërë kapacitetet e saj këtë organizim të rëndësishëm që nxit dijen dhe kreativitetin e nxënësve.

Më Shumë

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit