Kurti në 3-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së: Po peshojnë rëndë gabimet e pushteteve të shkuara

Në trevjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale në Hagë, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për gabime të cilat sipas tij, sot po peshojnë dhe po dëmtojnë.

Në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të dielën, Kurti ka thënë se bindja se UÇK-ja është e drejtë dhe e pasur, as sot nuk ndryshojnë.

Ai e ka përmendur bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin, duke e cilësuar si 10-shin e UÇK-së.

“Të gjithë bashkë të bëjmë më shumë e të shkojmë te nota 10, të shkojmë te 10-a, asgjë më pak se shkëlqyeshëm nuk mund të jetë synimi ynë. Meqë ra fjala për 10-shën, para se të flasë për të arriturat, rezultatet dhe sukseset e qeverisjes sonë dëshiroj të kujtoj me mall mikun dhe bashkëveprimtarin tonë, luftëtarin e lirisë, 10-shin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Rexhep Selimi tash e tre vjet po vuan në burgun e Hagës. Deputeti i ynë qysh në 2010-n, kur edhe së pari vendosi të marrë pjesë në zgjedhje, gjithmonë fitimtar, gjithmonë çlirimtar. Mezi presim të na kthehet. Mbetemi të patundur në bindjen se Ushtria Çlirimtare e drejtë është edhe e pasur, prandaj i kemi kundërshtuar gjykimet e padrejta atëherë kur vendosej për to, por ja që gabimet e pushteteve të shkuara ende peshojnë dhe ende dëmtojnë”, ka thënë Kurti./eo/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit