2.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Nëntor, 2023

Kurti pranon telefonatë nga Shtëpia e Bardhë

Shqetësimin e Uashingtonit, për dislokimin e madh të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, e ka shprehur koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se SHBA ka kontaktuar me Kosovën dhe Serbinë për të folur për këto ngjarje.

Sipas Kirbyt, sot gjatë ditës Kryeministrin Albin Kurti e kanë telefonuar nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari për Siguri Kombëtare Jake Sullivan, ndërsa Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqit Sekretari Amerikan i Shtetit.

“Më herët sot, Sekretari Blinken i telefonoi presidentit serb Vuçiq për të përcjellë shqetësimin tonë për këto incidente dhe për të nënvizuar nevojën për de-përshkallëzimin e menjëhershëm dhe një kthim në dialog. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, pak kohë më parë foli me kryeministrin e Kosovës Kurti për të diskutuar mbi këto ngjarje dhe rëndësinë e dialogut” ka thënë Kirby.

Më Shumë

I dashuri i Dafina Zeqirit për herë të parë flet për dasmë

Viti i ardhshëm do të nisë me dasma! Këngëtarja Dafina Zeqiri e do të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj Kreshnik Gjergjin.Megjithatë, përpos lajmit të...

Tri raste të dhunës në rajonin e Prizrenit, arrestohen dy persona pasi rrahën prindërit e tyre

Një person është arrestuar në Dragash, pasi i njëjti e ka sulmuar fizikisht babain e tij. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me...

Lajmet e Fundit