16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Kurti: Qeveria nuk e voton projektligjin për Trustin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i propozuar nga PDK, i cili pas pak pritet të hidhet në votim në Kuvend.

Kurti ka thënë se me këtë projektligj rrënohet sistemi pensional i Kosovës. Kryeministri është shprehur se nga tërheqja e Trustit përfitojnë vetë ata që e kanë iniciuar këtë projektligj.

“Afër gjyma e kontributdhënësve nuk do të tërhiqnin as 100 euro nga Trusti, por ne ua kemi nda. Unë kam qenë edhe si Qeveri, edhe si opozitë kritik ndaj FMN-së, por kjo nuk do të thotë se kanë për çdo gjë keq. Është shumë gabim që këta 10 përqind që do të ishin përfituesit kryesorë.

Janë këta që e kanë sjellë këtë propozim në Kuvend, dhe që po e përdorin edhe rrjetin medial për të manipuluar opinionin. Ata po manipulojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vet. Mjetet në Trust janë tonat, njësoj edhe pensionet nuk janë për tash por për kohën kur të plakemi. Nuk mundemi që një problem të përkohshëm ta rrënojmë të ardhmen tonë. Nëse e rrënojmë sot, kur krijohen panika të paqena”, u shpreh Kurti në seancën e Kuvendit. Janë të njëjtit që na kanë sjellë në këtë gjendje dhe po duan që edhe ato pak të mira që kemi ti rrënojnë. Nuk kemi si e mbështesim një nismë të tillë“, tha Kurti.

Më Shumë

Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë

Një numër i madh i bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mërgimtarëve nga diaspora, si dhe qytetarë shqiptarë nga Kosova dhe nga trojet tjera...

Grupi legjendar i rock-ut ‘Scorpions’ rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori. Në 60-vjetorin e...

Lajmet e Fundit