Kurti siguron votën e Emilia Rexhepit

Lideri i VV’së, Albin Kurti, po vazhdon t’i takojë pakicat joserbe për të marrë përkrahjen për votimin e Qeverisë së re. Kësaj radhe, Kryeministri në ardhje ka siguruar votën e një deputeteje boshnjake.

Kurti ka thënë se Emilia Rexhepi do të votojë për përbërjen e re të Ekzekutivit. Me të ka folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.

“Znj. Emilia Rexhepi do të jetë sërish deputete boshnjake në Kuvendin e Kosovës. Ajo e konfirmoi votën e saj për mua si kryeministër dhe për qeverinë tonë të re. Sërish në “Ambient” të Prizrenit u takuam dhe biseduam për sfidat e qeverisë sonë për zhvillim ekonomik, për reformë arsimore, sundim të ligjit, demokratizim dhe barazi sociale, që nuk përjashton askënd. Diskutuam edhe për forcimin e lidhjeve institucionale me Sanxhakun dhe Sarajevën”, ka njoftuar Kurti.

&nbsp

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit