Kurti të martën takon Haradinajn, të mërkurën Abdixhikun

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së martë do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa një ditë pas do ta takoj kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kështu i kanë thënë Telegrafit burimet brenda Qeverisë së Kosovës dhe brenda këtyre dy partive politike.

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, PDK ka refuzuar takimin ftuar nga Kurti.Ditë më parë, Kurti i kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë. /Telegrafi/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit