Kurti: Vetëvendosje do t’i ketë gjashtë deputetë nga Prizreni

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë në Kurillë të Prizrenit ka hapur zyrë të re të partisë, transmeton Klan Kosova.

Albin Kurti, kryetari i kësaj partie tha se këto zgjedhje do të kenë më shumë deputetë në Kuvend nga qyteti i Prizrenit.

“Në oborrin e shtëpisë familjare të Hysni Hysenit mbajtëm tubim publik me banorët e lagjes”.

“Në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017, Vetëvendosje doli me 3 deputetë nga Prizreni. Pas 6 tetorit 2019, Vetëvendosje do t’i ketë 6 deputetë nga Prizreni”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Më Shumë

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit