0.6 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Kush është Karl Gega, emri i preferuar i Kurtit për hekurudhën Prizren-Durrës?

Ai i bëri thirrjes qeverisë dhe investitorëve austriakë t’i bashkëngjiten Kosovës në ndërtimin e kësaj hekurudhe, dhe madje tha se “pse jo mos ta emërojmë hekurudhën me emrin e tij, Karl Gega”.

Por kush është Karl Gega?

Carl Ritter von Ghega, me origjinë shqiptare, të parët e të cilit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman, është një inxhinier që magjepsi botën me ndërtimin e tij. Ai lindi më 10 janar të vitit 1802 dhe njihet për veprën e tij të famshme të quajtur Hekurudha e Semmeringut – një kryevepër e mendjes njerëzore, e cila për të gjitha moshat do të mbetet e lidhur me jetën e Gegës. Më 22 qershor 1869, Shoqata Austriake e Arkitektëve dhe Inxhinierëve përuroi në Semmering, Austri, monumentin kushtuar projektorit dhe ndërtuesit më të famshëm të hekurudhave malore në botë, atij që hodhi poshtë një nga dogmat kryesore të shkencës inxhinierike angleze mbi pamundësinë e ndërtimit të hekurudhave malore.  Karl Gega bëri të mundur ngritjen e trenave në një lartësi të paprecedentë më parë, rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.

Ai ka projektuar gjithashtu dhjetëra rrugë, punime dhe hekurudha në Austro-Hungari në atë kohë (në Austri, Gjermani, Republikën Çeke, Hungari, Sllovaki, Slloveni dhe Itali). Gega vdiq nga pasojat e sëmundjes së tuberkulozit.

Pas vdekjes së tij, Gega u vendos në panteonin e njerëzve më të shquar në Austri, si Mozart, Bethoven, Schubert, Strauss, Brahms dhe Alois Negrell.

Portreti i tij ishte vendosur edhe në kartmonedhat austriake.

Ndryshe, në treg ka edhe pije alkoolike me emrin e Karl Gegës.

Sipas faqes zyrtare të kësaj pijeje, Gega kishte shije shumë unike dhe të veçantë për alkoolin.

“Me një shije të pasur, të thellë dhe ekuilibër të qetë, ne dolëm me një zanat të pijeve dhe likerit të përsosur luksoz që vendosëm ta quajmë Karl Gega. Për më tepër, ne jemi të shtyrë nga lidhja e fortë me natyrën, duke u siguruar të mbrojmë mjedisin në çdo gjë që bëjmë. Për këtë arsye, përbërësit tanë janë fruta të natyrës së paprishur të zgjedhur me kujdes, të vjela me dorë dhe të gjitha këto vetëm për të garantuar cilësinë dhe kënaqësinë absolute”, përshkruhet kjo linjë e pijeve alkoolike në uebsajtin zyrtar.

Më Shumë

Suhareka përfiton rreth 1 milion euro nga FKEE për efiçiencë të energjisë në tri shkolla

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në tri shkolla të kësaj komune do të implementohen masat e efiçiencës në energji...

Bashkimi shkëlqen në kryeqytet, fiton bindshëm ndaj Prishtinës

Bashkimi fitoi ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 73:83 (21:32, 17:13, 19:24, 16:14), në javën e 13-të të ProCredit Superligës. Ndeshja nisi furishëm, me...

Lajmet e Fundit