8.5 C
Prizren
E mërkurë, 7 Janar, 2026

Kush është Leutrim Latifi, një nga të arrestuarit për grabitjen në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy personat e dy shuar për grabitjen e armatosur në Prizren. Lajmin për arrestimin e tyre e ka dhënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të kuvendit.

Dy të arrestuarit janë Leotrim Latifi dhe Ibrahim Qadraku.

Kush është Leutrim Latifi?

Leutrim Latifi është i njohur për Policinë e Kosovës, kjo sepse në grabitjet e shumta që kishin ndodhur në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, në markete e banka të ndryshme, policia kishte shpallur në kërkim Latifin dhe Kastriot Shalën, të cilët ishin të dyshuarit kryesor për këto grabitje.

Latifi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë kjo sepse ai ishte arrestuar në Mal të Zi në vitin 2019 dhe ishte ekstraduar për në Kosovë ku dhe do të përballej me drejtësinë. Në atë kohë ai bashkë me disa persona të tjerë, dyshoheshin për një numër të grabitjeve në Kosovë.

Kurse, më 21 shtator Latifi dhe Shala ishin liruar me procedure të rregullt nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kurse më 24 shtator të njëjtit ishin arrestuar sërish nga Policia e Kosovës./Paparaci.com

Më Shumë

E rrallë në spitalin e Prizrenit: Anesteziologu asiston gjatë lindjes së nipit të tij

Një foshnjë e gjinisë mashkullore ka ardhur në jetë pesë minuta pas kalimit në vitin 2026-të.Me këtë rast ka ndodhur një moment tejet emocionues...

Liria prezanton Muhamed Useinin

Liria e Prizrenit ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin me përvojë, Muhamed Useini, i cili i bashkohet klubit pas angazhimit të fundit te Llapi. Useini ka një...

Lajmet e Fundit