11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“E qëllova me kazmë, më pas ia kam lidhur duart”/ I dyshuari tregon si e vrau 8-vjeçarin

I dyshuari për vrasjen e 8-vjeçarit ka dhënë dëshminë e tij se si ka ndodhur rasti.

Të hënën në mëngjes dyshohet se Klodian Çalamani e ka goditur në kokë Mateo Vasiun, e më pas e ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tij.

Çalamani në dëshminë e tij e pranoi se e ka vrarë Mateon. Ai ka thënë se vogëlushi e kishte sharë atë dhe më pas ka thënë se ia kishte ngacmuar edhe nënën.

“…banoj në fshatin Greçalli të Fierit, në lagjen “Trifon Tanka”. Kam një shtëpi private, një katëshe me llamarina, me oborr rreth shtëpisë dhe në pjesën e përparme, e kam të thurur me gardh me kallama. Nga ana e gardhit me kallama kam edhe portën kryesore që futem në oborrin e shtëpisë. Në oborr, unë kam të mbjella disa qepe të njoma dhe kam edhe një rrënjë hardhie. Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, por e njoh që është djali i Florës, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte: ”…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante…”. Ndërsa unë i them:“…ik se e di unë çfarë bëj… dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava. Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time…”.

Sipas raportimeve vrasja është zbuluar nga kamerat e sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje.

Mateo kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin i cili i kishte dhënë edhe lekët.

Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të.

Pasi ka parë kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë.

Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos.

Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës.

Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani/Abcnews.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit