12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Kush është Nexhmi Krasniqi – “Skifteri 500”?

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, u suspendua sot, pas disa informacioneve të marra nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe ankesave nga qytetarët.
Po kush është Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit?

Nexhmi Krasniqi është i lindur më 16 tetor 1962 në fshatin Terpezë të Drenasit, ndërsa tash jeton në Prizren, ku ka qenë pjesëtar i UÇK-së, gjatë luftës i njohur me nofkën “Skifteri 500”.

Krasniqi është akuzuar po ashtu nga EULEX-i për krime lufte në shtatë pika të aktakuzës dhe atë në një pikë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe gjashtë pika për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ai më pas është liruar nga të gjitha akuzat. Krasniqi ka qenë i akuzuar bashkë me Fatmir Limajn.

Krasniqin ditët e fundit është akuzuar nga Bernard Përlazri që është na arrati për shkak të vrasjes së Hekuran Morinës. Përlazri e ka akuzuar Krasniqin si njëri ndër njerëzit kryesor që kryen shërbimet për ‘mafian’ e këtij qyteti ku kryesisht merret me rastet e haraçit dhe fajdesë, transmeton Gazeta Fjala.

Sipas Përlazrit, ka qenë pikërisht Krasniqi ai që ka ndikuar te i ndjeri Hekuran Hoxha që mos t’ia kthejë paret e kjo ka quar edhe deri te vrasja.

Nexhmi Krasniqi po ashtu është akuzuar edhe nga Dibran Hoxha, një person me precedent penal, që ishte arrestuar për shkak të armbajtës pa leje në një lokal nate në Pirzren i quajtur “Kobra City” dhe pjesëmarrje në një rrahje masive në një pompë derivatesh.

Hoxha e ka akuzuar Krasniqin se këtë është duke ia bërë qëllimisht për shkak se është duke iu hakmarrë.

Më Shumë

Butrinti dhe Tayna “thyejnë rrjetin” me duetin e ri

Dy nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, Butrint Imeri dhe Tayna, kanë bashkuar forcat në një duet që me siguri do të...

Haradinaj kujton komandant Drinin dhe të rënët e 8 majit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot komandant Ekrem Rexhën – Drini, një prej emrave më emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si...

Lajmet e Fundit