17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kushaj (SBAShK): Qeveria ka kohë deri në janar për Ligjin për Paga (video)

(I plotësuar) Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj, ka thënë se është anëtarësia e tyre ajo që vendosë se për cilën formë të veprimit sindikal do të vazhdojnë, atë të grevës apo pezullimin e saj.

Kushaj tha se ata [SBAShK] do t’I japin kohë qeverisë deri në janar për zbatimin e Ligjit të Pagave, pasi sipas tij, ky ka qenë edhe premtim i vetë kryeministrit Albin Kurti.

“Në të njëjtën kohë ne ia kemi dërguar shkresën edhe anëtarësisë edhe medieve. Përmbajtja e shkresës i drejtohet anëtarësisë sindikale, ku ne me kërkesën e anëtarësisë jemi futur në grevë dhe me kërkesën e saj mund ta ndërpremë apo pezullojmë grevën”.

“Andaj, ata e kanë mundësinë që sot dhe nesër t’i takojnë të gjithë mësimdhënësit, ku nesër kryetarët e shoqatave sindikale nëpër shkolla dhe kryetarët e këshillave grevistë do të bashkëbisedojnë me mësimdhënësit ku do të na sjellin kërkesat e tyre sindikale”, është shprehur Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se sipas informatave të SBAShK-ut, deklarata e Kurtit e thënë të hënën se “sindikalistët e PAN-it kanë inat anti-qeveritar”, i ka irrituar ata.

“Sipas informatave deri më tani, deklarata e së dielës e Kurtit i ka irrituar mjaft keq sepse kemi pasur informata se në disa shkolle e qytete të Kosovës, të hënën do të nis mësimi por prej asaj që kanë dëgjuar në televizion edhe ata që kanë vendosur ta ndërpresin grevën kanë ndryshuar mendje”, është shprehur Kushaj, njofton Klankosova.tv..

Kushaj i SBAShK-ut krahason Qeverinë e Kosovës me atë të viteve të 90-ta (video)

Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj, e ka krahasuar Qeverinë e Kosovës me atë të viteve të 90-ta për sa i përket çështjes së mësimdhënësve.

Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova ka thënë se Qeveria Kurti po e nëpërkëmb dinjitetin e mësimdhënësve, njëjtë siç kishte bërë regjimi serb gjatë viteve të 90-ta.

“Krahasimi i kësaj qeverie është shumë i ngjashëm me atë të viteve të 90-ta sepse nëpërkëmbja e dinjitetit të mësimdhënësit është aty, ashtu siç po shihet derisa s’po reflekton qeveria që të realizojë një kërkesë minimale”.

“Në vitet e 90-ta kur e filluam mësimin në shtëpi-shkolla, nuk e kemi pyetur as Vuçiqin e as Millosheviqin për t’i vulosur ato diploma me të cilat shteti ynë vazhdonte të prezantohej jashtë rreth pavarësisë sonë, pa e mohuar edhe sakrificën për luftë që i kushtoi shumë popullit tonë”, është shprehur Kushaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në të gjitha fushatat që janë zhvilluar deri më tani, sipas tij, prioritet gjithmonë ka qenë arsimi por në praktikë s’ka ndodhur asgjë.

“Çdo shtator, tash e disa vite mësimdhënësit tonë e presin me paga të njëjta. Vetëm premtime por nuk realizohet asgjë nga to”, është shprehur Kushaj, njofton Klankosova.tv.

Më Shumë

Lajmet e Fundit