6.9 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Kushtetuesja e harron rastin e gjyqtarit Kadri Kryeziu

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese e Kosovës, deri më tash është treguar e shpejt në interpretiminin e Kushtetutës në çështjet e ngritura nga institucionet. Kjo gjykatë në një afat rekord herën e fundit i është përgjigjur edhe pyetjeve të ngritura nga Presidentja Atifete Jahjaga, rreth mandatarit të Qeverisë së Kosovës. Por, me këtë shpejtësi nuk e ka zgjidhur rastin e gjyqtarit, Kadri Kryeziu.

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë ndonjë vendim për gjyqtarin Kadri Kyeziu. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, paralajmëroi se rasti i pjesëmarrjes së gjykatësit në fushatën parazgjedhore të PDK-së, Kadri Kryeziut, do të shqyrtohet më 22 qershor. Edhe pse është bërë një muaj nga ky premtim, Gjykata Kushtetuese ende nuk marrë asnjë vendim ndaj këtij rasti.

“Deklarata me shkrim e Kryeziut është marrë dhe ajo do të shqyrtohet me 22 qershor. Është ngritur Komisioni dhe do të hetohen rrethanat e rastit”, pati thënë Hasani.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është parë në fushatë të liderit të PDK-së, Hashim Thaçi në Prizren. Ai ka pranuar se ka marrë pjesë në tubim të PDK-së “si një qytetar i thjeshtë”.

Ndërkaq, partitë opozitare patën kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shkarkojnë, Kryeziun nga pozita e gjyqtarit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren–Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 22 mars 2026 rreth orës 18:20 në fshatin Pirane, në rrugën Prizren–Gjakovë, ku një person ka...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit