Kushtetuesja mund t’i nënshtrohet diktatit politik

Njohësi i proceseve politike në vend, Belul Beqaj, ka thënë se Kosova e ka edhe një shans të kthehet në binarë me aktivizimin e Gjykatës Speciale, nëse kjo nuk i imiton UNMIK-un dhe EULEX-in.

Përndryshe, sipas tij, Kosova po rrëshqet drejt shtetit të dështuar.

Duke e komentuar veprimin e opozitës për ta kontestuar në Kushtetuese amendamentin i cili i ka hap rrugë formimit të Gjykatës Speciale, Beqaj ka thënë për “Epokën e re” se Gjykata Kushtetuese ka bazë të mjaftueshme për ta rrëzuar vendimin e Kuvendit të Kosovës, por i tërë disponimi i faktorëve më me ndikim politik të brendshëm dhe ndërkombëtar është pro formimit të Gjykatës Speciale.

Sipas tij, ka rrezik që Gjykata Kushtetuese t’i nënshtrohet diktatit politik. Në pyetjen nëse Gjykata Speciale mund ta tronditë koalicionin qeverisës dhe atëherë të shkohet në zgjedhje të reja, Beqaj është përgjigjur: “Gjykata Speciale mund t’i tronditë vetëm ata që janë objekt i dyshimeve, por ata nuk mund ta tronditin Kosovën ngaqë, nëse e bëjnë këtë, do të rrezikojnë edhe më shumë”.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit