Kuvendi i Komunës së Dragashit ka miratuar dje Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028, një dokument kyç për planifikimin dhe menaxhimin financiar të komunës në vitet e ardhshme, raporton PrizrenPress.
“Me shumicë votash u miratua Korniza Afatmesme Buxhetore 2026–2028, një dokument i rëndësishëm buxhetor i cili përmban planifikimin e buxhetit për vitin 2026 dhe projeksionet për vitet 2026–2028”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës.
Sipas njoftimit, miratimi i këtij dokumenti vjen pas një procesi gjithëpërfshirës konsultimesh me qytetarë dhe grupe të interesit, përmes dëgjimeve publike që synuan të reflektojnë prioritetet dhe nevojat e komunitetit./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/