13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Kuvendi i kapur

Politikanët e korruptuar po e shembin institucionin ligjvënës

Ligjet bëhen vetëm kur i interesojnë mafio-politikës

Ekspertë ligjorë theksojnë se kjo ngulfatje e procesit ligjvënës vjen si pasojë e kapjes së madhe të Kuvendit nga grupet e interesit në procesin ligjbërës, nga shndërrimi i Kuvendit në vasalë të oligarkëve, të cilët e përdorin edhe procesin ligjvënës për interesa të tyre biznesore e kriminale

Sipas kalendarit të rregullt të punës së Kuvendit të Kosovës, të bazuar edhe në Kushtetutë, sesionit pranveror të kësaj legjislature i kanë mbetur vetëm edhe 9 ditë para se të shkojë në pushimet e verës. Kjo legjislaturë mund të vlerë- sohet si një nga më të dobëtat nga të gjitha legjislaturat e deritanishme. Për 7 muaj figurojnë të miratuara dhe shpallura nga presidentja e vendit vetëm 17 ligje.

Kjo do të thotë që legjislativi i vendit nuk ka arritur që në mënyrë statistikore të miratojë së paku tri ligje për një muaj. Derisa deputetët e Kuvendit këtë dështim në miratimin e më shumë ligjeve e arsyetojnë me përpjekjen për të bërë ligje sa më të mira dhe me efekt të interesit të përgjithshëm në zbatimin praktik, analistët politikë dhe ekspertë të fushës së ligjit theksojnë se kjo ngulfatje e procesit ligjvënës vjen si pasojë e kapjes së madhe të kësaj fushe me peshë për ndërtimin e shtyllës kryesore të shtetit, nga grupet e mëdha politike të interesit në procesin ligjbërës, nga shndërrimi i Kuvendit në vasalë të oligarkëve, të cilët e përdorin edhe procesin ligjvënës për interesa të tyre biznesore e kriminale.

Deputeti Armend Zemaj, nga LDK-ja, e pranon faktin se Kuvendi ka qenë skajshmërisht i ndikuar nga Qeveria në procesin ligjvënës, por ai thotë se si ligjvënësit në komisione kanë qenë të përkushtuar në bërjen e ligjeve për interes të zbatimit funksional efektiv dhe jo vetëm sa për të improvizuar, andaj ka pasur deficit në bërjen e ligjeve.”Qeveria nuk i është përmbajtur planit të përgjegjë- sisë që kanë para Kuvendit”, u shpreh ai../kosova sot/

Më Shumë

Vetëvendosja mbyll fushatën: Votoni Artan Abrashin për kryetar të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka mbyllur fushatën për balotazhin e 9 nëntorit në Prizren me një tubim përmbyllës ku mori pjesë edhe kryeministri në detyrë i...

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Lajmet e Fundit