9 C
Prizren
E hënë, 26 Janar, 2026

Kuvendi i PD, Basha: Ndjesë anëtarëve për humbjen

Basha14-27Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nisi punimet dyditore, prej nga ku do të zgjidhen strukturat drejtuese, Këshilli Kombëtar dhe Kryesia.

Në këtë Kuvend marrin pjesë 7500 delegatë dhe pritet që të votohet edhe për ndryshimet në statut.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur përpara pjesëmarrësve, e vlerësoi këtë Kuvend si më të madhin dhe me demokratikun në historinë e vendit, ndërsa theksoi se prej nga këtu do të jetë edhe pikënisja e një rrugëtimi të ri.

“Partia Demokratike ka dalë nga shoku i humbjes së vitit të kaluar dhe është ringritur. Ne kemi hedhur bazat e të gjitha proceseve demokratike të Shqipërisë. Zgjedhja ime në krye në krye të PD-së është nder dhe përgjegjësi e madhe”, tha Basha, transmeton TCH.

Sipas tij, në PD është reflektuar për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit të vitit 2013.

“Shkak që na coi në humbje ishte largësia me qytetarin. Kur njerëzit trokisnin për halle, disa prej nesh qëndronin indiferentë. Rastet e korrupsionit erdhën duke u shtuar vitet e fundit”, tha Basha.

Sipas tij, disa prej kandidatëve nuk bënë takime të drejtpërdrejta me elektoratin. “Ndjesë anëtarëve të Partisë Demokratike. Jemi të përkushtuar për përmirësim”, tha Basha.

Më Shumë

Njëri prej prokurorëve që po heton manipulimin e votave ne Prizren, të dyshuar e ka djalin e axhës

Në mesin e 109 personave të arrestuar nën dyshimet për manipulim të votave është edhe Taulant Skoro, familjar i prokurorit të Krimeve të Rënda...

Të prangosur, sillen në gjykatë të dyshuarit për “vjedhje votash” (VIDEO)

Në objektin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ka nisur hyrja e të dyshuarve për manipulim të vullnetit qytetar të shprehur me votë. Ata janë sjellë...

Lajmet e Fundit