19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Ky është orari i ri i qarkullimit në Kosovë për shkak të CoVid-19

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit, ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit CoVid-19 ka ndryshuar orarin e “orës policore”.

Sipas këtij vendimi ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00.

Vendimi nuk do vlejë përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);Gjithashtu ndalohet qarkullimi i qytetarëve në zonat (sheshet) e hapura të qyteteve të Republikës së Kosovës, përveç banorëve të këtyre zonave dhe personave të autorizuar nga organet përkatëse;Në vendim thuhet se barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00.Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë.

Barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale;Qeveria e Kosoës thekson se shkelësit e këtyre masave të përcaktuara me këtë Vendim do të ndëshkohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Deri më tani në Kosovë, janë konfirmuar 88 raste me coronavirus, kurse 1 person ka vdekur dhe 1 është shëruar./Kallxo.com/

Më Shumë

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Kastrati: Viti 2026 do të jetë vit i përkushtimit për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka marrë pjesë në dëgjimet publike në vendbanime për hartimin e buxhetit për vitin 2026. Ai ka theksuar...

Lajmet e Fundit