9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Lahuta e Malcisë bën 82 vjeç

Përkujtojmë një ndër kryeveprat e letërsisë shqipe “Lahuta e Malcis” në 82-vjetorin e botimit të plotë të saj (8 prill 1937) Poema madhore epike “Lahuta e Malcís” e poetit kombëtar At Gjergj Fishta, është jo vetëm kryevepra e tij, por ndër më të rëndësishmet e letërsisë shqipe, me jehonë ndërkombëtare.

Fishta e nisi kryepunën e tij rreth viteve 1900, kur atdheu ishte nën perandorinë osmane dhe e mbaroi më 1937, kur Shqipëria ishte shtet i pavarur, dy vjet para se të niste Lufta e Dytë Botërore. Pesë këngët e para të saj u botuan si libër më vete në Zara të Kroacisë me shpenzimet e Faik Konicës, shembull i shkëlqyer i mbështetjes patriotiko-kulturore e intelektualëve të lartë shqiptarë.

Më vonë u botua dhe libri tjetër me këngë derisa u bënë plot 30 këngë ose krerë të një eposi madhështor. Aty janë bashkuar sipas kronologjisë ngjarje dhe bëma shqiptare nga gjysma e dytë e shekullit të XIX deri në pavarësinë e Shqipërisë dhe Konferencën e Londrës më 1913. Fryma e fuqishme popullore ka diktuar dhe vargun popullor, gjithë rropama dhe ortekë metaforash duke dhënë kështu “Iliadën” e shqiptarëve sipas albanologëve duke e quajtur Fishtën “Homerin e fundit të Ballkanit”.

Kjo kryevepër, e futur tashmë në tekstet shkollore, edhe pse tejet e vështirë për t’u përkthyer, ka botime të pjesshme në italisht, në gjermanisht (nga albanologu Maximilian Lambertz) dhe së fundmi në anglisht.

Përkthyesi i saj, albanalogu i njohur Robert Elsie në parathënie thotë se me botimin anglisht të “Lahutës së Malcis” u përplotësua eposi evropian. Edhe pse u flak shpeshherë, vepra e Fishtës doli përsëri në dritë për t’i folur Shqipërisë e botës.

Më Shumë

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për të Pagjetur jep detaje

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka nisur kërkime në një lokacion në rajonin e Rahovecit, i njohur si “Përzhina”, në afërsi të varrezave...

Lajmet e Fundit