Lajçak në Kosovë, takon kryeministrin Kurti

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçák po qëndron në Kosovë. Ai në orët 9:30 do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Njoftimin për këtë takim e ka dhënë zyra e Kryeministrit. Nuk dihet nëse emisari Lajçak do të ketë edhe takime të tjera në Kosovë.

Ndryshe, për dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë, është përmendet edhe në Raportin e djeshëm të Komisionit Evropian. Në rekomandimet e KE-së thuhet se nga të dyja vendet, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që do t’i normalizonte marrëdhëniet mes tyre.

Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje. Me datën 4 shtator, kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një letre dërguar kryeministri Kurtit dhe presidenti serb Vuçiqit, kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit