Lajçak: Pa normalizim, s`ka të ardhme evropiane

I dërguari i veçantë për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, ka porositur se normalizimi nuk është i mundur pa ekzistuar një vizion i qartë si ky proces të lidhet me proceset evropiane.

 

Duke folur në panel të organizuar nga organizata Miqtë e Evropës, Lajçak ka konfirmuar s‘ka lëvizje pozitive në zbatimin e disa marrëveshjeve mes palëve.

“Jemi në prag të mbylljes së një dosjeje të rëndësishme energjetike, ka progres në çështjen e targave, tek personat e zhdukur si dhe te hapat si të zbatohet marrëveshja mbi rrugën drejt normalizimit”, ka precizuar Lajçak.

Ai tërhoqi vërejtjen se koha nuk punon as për Kosovës e as për Serbinë, meqë, sipas tij, ata duhet të kenë parasysh kalendarin politik, meqë vitin tjetër do zhvillohen zgjedhjet evropiane.

Ai insiston se marrëveshjet duhet të arrihen para fushatës parazgjedhore dhe nuk është e mençur që të pritet struktura e re në institucionet evropiane.

Normalizimin e raporteve ai e cilësoi, çështje me rëndësi strategjike dhe porositi se pa këtë normalizim nuk mund as të ëndërrojmë të ardhmen Evropiane./RTK/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit