4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Lamtumirë Moikom Zeqo, pengu dhe amaneti i eruditit shqiptar

Përmbushet amaneti i eruditit Moikom Zeqo. Familjarë, të afërm, miq dhe politikanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit intelektualit shqiptar.

Homazhet në nder të tij janë zhvilluar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, vendi ku Moikom Zeqo kish kërkuar të zhvillohej përshëndetja e fundit me miqtë.

Të afërm, kolegë, miq të tij politikanë, pas homazheve në kushtet e pandemisë, kanë hedhur në një libër ngushëllimet dhe përjetimet e tyre.

“Ai gjithmonë u vendos në anën e duhur të historisë dhe zhvillimeve, dhe të gjithë e dinë që sot kanë humbur diçka sot”, u shpreh presidenti Ilir Meta, i pranishëm në homazhet.

Djali i tij tregon për pengun e madh të Moikom Zeqos, si dhe për fondacionin që do të hapë familja për t’i ardhur në ndihmë kulturës dhe letërsisë shqipe. “Babai kërkonte një Shqipëri më të mirë. Fondacioni Moikom Zeqo do të botojë veprën e plotë të Moikomit por edhe të ndihmojë letërsinë shqiptare në tërësi”, deklaroi i biri, Epidam Zeqo.

Moikom Zeqo u shua në moshën 71-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Autori i më shumë se 60 titujve, e nisi karrierën e tij si mësues, por e donte po aq arkeologjinë, letërsinë dhe kinematografinë sa krijoi në këto fusha duke lënë një pasuri të madhe në letrat shqipe. Zeqo ishte doktor i shkencave dhe mban titullin Mjeshtër i Madh” falë veprës që la pas./A2 CNN

Më Shumë

Moti sot me temperatura deri në 12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë i vranët dhe intervale me diell.   Në njoftim thuhet se temperaturat...

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Lajmet e Fundit