“Nesër nuk ka mësim në Gaza, s’kanë mbetur më fëmijë”

gaza_8533Një grupim i të djathtës ekstreme në Izrael është filmuar duke festuar vrasjen e fëmijëve palestinezë në Gaza.
Mbi 1200 palestinezë janë vrarë nga ofensiva izraelite, ku mes tyre janë 200 fëmijë.

Pamjet e një videoje të publikuar në YouTube tregojnë aktivistë të së djathtës ekstreme duke festuar sulmin në Rripin e Gazës.

“Nesër nuk ka mësim në Gaza, aty nuk kanë mbetur më fëmijë”, thërrasin protestuesit, duke valëvitur flamurin izraelit.

Gjithashtu ata dëgjohen duke thirrur fjalët: “Urrej të gjithë arabët”, dhe “Gaza është varrezë”.

Grumbullimi i aktivistëve të së djathtës ekstreme, që u organizua të shtunën e kaluar, ishte më i madh se demonstrata e të majtës ekstreme, të cilët bënin thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza me anë të bisedimeve paqësore.

Zyrtarët palestinezë thonë se, në total gjatë sulmit izraelit janë vrarë mbi 1200 persona, ndërsa 215 mijë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Izraeli thotë se ka humbur 53 ushtarë.

Më Shumë

‘Transferimi i vitit’, Xhaka vlerësohet edhe nga BBC-ja

Pak ditë pasi “The Athletic” e ka vlerësuar si transferimin më të mirë të Premierligë për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit