5.1 C
Prizren
E martë, 27 Janar, 2026

Largohen të gjitha reklamat në autostradat e Kosovës

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor (MMPH), Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në të gjithë brezin rrugor të autostradave.

Durmishi ka njoftuar në rrjetet sociale për këtë nismë të ministrisë.

“Asnjë reklamë më nuk do të ketë në autoudhë të Kosovës. Sot filluam aksionin për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor të autoudhëve për të vazhduar me heqjen e të gjitha reklamave në ura, mbikalime e nënkalime në të gjitha rrugët regjionale e nacionale. Tash e tutje reklamat do të vendosen vetëm në hapësirat ku i lejon ligji dhe duke respektuar kriteret e procedurat”, ka shkruar Durmishi.

Më Shumë

Rinumërimi në Malishevë: Paçarizi i PDK-së me 728 vota minus

Devijimet, përkatësisht dyshimet për vjedhje votash brendapartiake, janë dukur edhe më Malishevë. Me 100% të votave të rinumëruara, Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës...

Peja 03 fiton bindshëm ndaj Junior 06

Peja 03 ka shënuar fitore të thellë ndaj Junior 06 me rezultat 86–50 (28:10, 50:25, 74:36, 86:50), në një ndeshje ku vendaset dominuan nga...

Lajmet e Fundit