13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Latifi: Mësimi është mirë të fillojë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka përshëndetur vendimin e qeverisë së Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve. Me këtë rast, ai u kë kërkuar mësimdhënësve të kësaj komune që të nisin mësimin të hënën e 21 janarit.

“Arritje serioze që meriton vlerësim. Shih për këtë, mësimi mirë është të fillojë që nesër’, ka shkruar në Facebook, Latifi, duke shpërndarë njoftimin e kryeministrit për rritje pagash.

Qeveria njoftoi se janë ndarë 20 milionë euro në vit për rritje pagash mirëpo kjo u refuzua nga SBASHK, duke vazhduar grevën.

Rahoveci udhëhiqet nga AAK prej nga vjen edhe kryeministri, ndërkohë deri tani Juniku, Deçani edhe Mamusha kanë njoftuar se nesër do të ndërpresin grevën.

Më Shumë

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Lajmet e Fundit