19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Latifi përkujton të rënët e 2 prillit të vitit 1999

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar të hënën të rënët e 2 prillit të vitit 1999.

Ai ka thënë se me këtë datë bombat vrastare të Serbisë kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve të pafajshëm.

“Sot me përkushtim përkujtuam 2 prillin e vitit 1999, ditën ku forcat serbe përdorën edhe aeroplanët luftarak kundër qytetarëve të Nagacit dhe të fshatrave përreth të cilët për të shpëtuar nga vdekja ishin strehuar në këtë fshat. Në mëngjesin e hershëm të 2 prillit 1999, bombat vrastare shkaktuan vdekjen e dhjetëra njerëzve tanë, të grave, burrave e djemve, të pleqve e fëmijëve. Pra, Serbia terroriste po kryente sulme edhe nga ajri për të shkatërruar çdo gjë që ishte shqiptare”, ka thënë Latifi.

Në këtë kontekst, Latifi ka thënë se tani është detyrë e tyre që ta forcojnë shtetin e Kosovës. “Në mes të dhembjes së madhe dhe krenarisë legjitime, 19 vjet pas luftës, para nesh mbetet detyrë e përhershme që ta forcojmë lirinë dhe shtetin tonë që lindi nga gjaku i dëshmorëve nga Nagaci si Nesimi Elshani, Habib Gashi dhe i gjashtë të martirizuarve nga ky fshat, me 2 prill 1999. Lavdi për jetë e mot dëshmorëve dhe martirëve!”, ka është shprehur Latifi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit