1.3 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Latifi pret në takim djemtë e dëshmorit të parë të Epopesë së Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur në vizitë Adri dhe Nuri Bugari, djemtë e dëshmorit të parë të Epopesë së Rahovecit, Abdullah Bugari.

Adri dhe Nuriu, me punën e tyre të mirë e cilësore, kanë bërë emër të mirë në tërë rajonin e Linzit të Austrisë, e që tashmë janë shembull dhe rrëfim suksesi në Ansfelden, përmes punishteve të njohura: “Karosserie-Lackierung” dhe “Autobugari”.

“Ndihem më i plotësuar e i gëzuar kur shoh se si ecin përpara me punë e me djersën e ballit djemtë e dëshmorëve, siç janë dy vëllezërit mërgimtarë Adri dhe Nuriu, të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari”, ka thënë ndër të tjera.

Postimi i plotë i Latifit:

Sot, kam pritur në një vizitë të veçantë vëllezërit Adri dhe Nuri Bugari, të bijtë e bashkëveprimtarit të hershën në përpjekjen e fshehtë kundër pushtuesit serb dhe luftëtarit të radhëve të para të UÇK-së, që ra trimërisht dëshmor, më 17 korrik të vitit 1998, në betejën e ashpër për Rahovecin, Abdullah Bugari.

Bashkë me Nuriun dhe Adrin ishte edhe Shyqeri Shala, po ashtu bashkëluftëtar me të cilin jemi njohur qysh para fillimit të luftës tonë çlirimtare.

Adri dhe Nuriu, me punën e tyre të mirë e cilësore, kanë bërë emër të mirë në tërë rajonin e Linzit të Austrisë, e që tashmë janë shembull dhe rrëfim suksesi në Ansfelden, përmes punishteve të njohura: “Karosserie-Lackierung” dhe “Autobugari”.

Ndihem më i plotësuar e i gëzuar kur shoh se si ecin përpara me punë e me djersën e ballit djemtë e dëshmorëve, siç janë dy vëllezërit mërgimtarë Adri dhe Nuriu, të bijtë e dëshmorit Abdullah Bugari.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballw ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 
RENELUAL TAHIRI

Më Shumë

Rrahman Perteshi – Punëtori më i dalluar i vitit

Presidenti i KBF Bashkimit, Rrahman Perteshi, është nderuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës me çmimin prestigjioz “Punëtori më i Dalluar i Vitit”, si...

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit